Ahmetaj kërkon të hiqet pragu i pagës së patatueshme

0
505

Komisioni i Ekonomisë vijon me diskutimet mbi projektbuxhetin 2019.  Javën e shkuar, deputetët e mazhorancës kërkuan rritjen e pragut të pagës së patataueshme nga 30 mijë lekë që është aktualisht në nivelin e 40 mijë lekëve. Ky propozim hasi kundërshtim nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Gjatë seancës së sotme të diskutimit, ministri erdhi me një propozim të ri, jo për të rritur pragun, siç u kërkua nga deputetët, por për ta ulur atë në 10 mijë lekë, ose për ta hequr plotësisht.

“Më thatë për ndryshimin e Tatimin e të Ardhurave Personale. Do ta diskutojmë kur të vijmë tek diskutimi nen për nen. Unë besoj se janë rreth 55% të punësuar që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuojnë fiskalisht nëpërmjet tatimit të të ardhurave personale. Besoj se mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 30 mijë ta çojmë në 10 mijë lekë, ose të  fusim në sistem me 1.5% taksë të gjithë të punësuarit. Unë e kam bërë një propozim dhe besoj se do të  diskutohet në të ardhmen që t’i fusim të gjithë kontribuues me një normë prej 1.5% të tatimit mbi të ardhurat personale,”- tha Arben Ahemtaj gjatë seancës së diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

Javën e kaluar, deputetja Blerina Gjylameti kërkoi mbrojtjen e pagave të ulëta, duke rritur pragun e pagës së patatueshme, duke argumentuar edhe me faktin se niveli i pagave është rritur dhe me rritje e pragut do të ndihmoheshin individët me paga të ulëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here