Max Verstappen është shfaqur i tërbuar me Esteban Ocon ditën e djeshme, pasi ky i fundit i hoqi nga dora fitoren e garës së Brazilit, për shkak se e goditi nga pas.
Verstapen ishte duke udhëhequr garën deri në ato momente, e cila më pas u fitua nga Luis Hamilton.
Pas përfundimit të garës, piloti holandez ka shkuar dhe është përplasur fizikisht me Ocon.
Ai e ka shtyrë disa herë atë, duke e sharë rëndë.
Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë prezentë, për të shmangur një përplasje edhe më të ashpër.