
Donald Trump i ka kaluar tashmë 2 vite si president i SHBA, dhe sipas të dhënave të fundit ai definitivisht këtë nuk e ka bërë për para, por duke parë karakterin e tij mund të themi se për prestigj dhe influencë, dhe ndoshta për rritje të famës së bizneseve të familjes së tij.
Siç raportohet nga International Business Times, Donald Trump paguhet 400,000 dollarë në vit në pozitën e tij si president.
Kjo sigurisht se nuk është asgjë për Trump, kur e krahasojmë me pasurinë e tij që është vlerësuar nga Forbes në rreth 4.5 miliardë dollarë.