I frymëzuar nga një prej të dashurave të tij, e cila tashmë është në industrinë e seksit, Ryan James la punën e tij si financier për të punuar si eskortë dhe shërbimet e tij profesionale intime kushtojnë nga 400 dollarë në 6000 dollarë.
31-vjeçari nga Sidnej foli në “The morning Show” lidhur me reagimin e familjes së tij dhe kërkesat që ai merr nga gratë.
Ryan James tha:
Në fillim nuk i tregova familjes time. Kur fillova t’u tregoja miqve e morën vesh shumë shpejt edhe ata.
Ishte reagim paksa i çuditshëm. Por ata nuk më trajtojnë ndryshe për shkak të punës që bëj. Ndoshta nuk është një profesion që prindërit do ta dëshironin për fëmijët e tyre, por mua sërish më trajtojnë mirë.”
Duke e quajtur punën e tij të dobishme, James gjithashtu rrëfeu kërkesën më të popullarizuar nga zonjat për të cilën 31-vjeçari sigurisht paguhet.
Ai tha:
Kërkesa më e lartë është padyshim takimi në një darkë romantike që unë ofroj. Skenari përfshin një vakt tipik të mbrëmjes, e ndjekur nga “vizita” në ndonjë hotel ose në apartamentin e klientes për një eksperiencë sipas kërkesave personale të secilës.”
James tregoi se nuk është vetëm seksi ajo që gratë kërkojnë, duke shtuar se gratë kanë shumë nevojë për shoqërizim, ndryshe nga meshkujt që janë më të përqendruar tek seksi.
Ryan James tha gjithashtu se shumica e njerëzve do të habiteshin nëse do të zbulonte gratë që ka si kliente.
31-vjeçari shtoi:
Zakonisht klientet e mia janë të lënduara, ato që janë ndarë së fundmi ose ato të martuarat por që nuk e gjejnë lumturinë tek burri i tyre. Kam pasur kliente gjithashtu çifte që duan treshe por edhe të virgjëra.
Klientja më e re që kam pasur ishte një 20-vjeçare. Është shumë e rrallë që klientët të jenë të 20-at por ja që ndodh.”
James pranoi se në përgjithësi gratë nuk kanë fantazitë specifike që duan të luajnë nga eksperienca me të shkruan joq.
