Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina kanë fituar të drejtën për t’u rikthyer në detyrë, pas pezullimit nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Ata paditën Markun për shpërdorim detyre dhe sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, ata kanë fituar sërish të drejtën për t’u rikthyer në detyrë.
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës për refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.