Kacifas përcillet për në banesën e fundit, ekstremistët grekë dhunojnë të ndjerin

0
364

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, 35-vjeçarit që u vra pasi qëlloi me armë kundër RENEA-s.

Në varrimin e tij kanë marrë pjesë me dhjetëra ekstremistë grek, por edhe deputeti Vangjel Dule, i cili ka folur në greqisht para medieve greke.

Me një vendim aspak normal, ekstremistët e kanë mbajtur të hapur arkivolin ku ndodhej trupi i 35 vjeçarit dhe kanë parakaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh grek ku ishte shkruar se “Vorio Epiri dhe Maqedonia janë Greqi”. Nuk kanë munguar as fyerjet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Prej ditësh vrasja e Kacifas po përdoret politikisht nga grupe ekstremiste dhe naziste në Greqi, ndërkohë që deputetë dhe ish-ministra në qeveritë greke kanë dënuar këtë sjellje.

Pavarësisht aktit të dënueshëm të Kacifas, përdorimi politik që po i bëhet trupit të tij është dhunim i të ndjerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here