Blindohet qyteti. Përcillet në banesën e fundit ‘Bosi’ i Vlorës, ja urdhri për gazetarët

0
467

Ditën e sotme është përcjellë në banesën e fundit, “Bosi” i Vlorës, Edison Harizaj i cili u vra orët e para të mëngjesit të së martës.

Ceremonia mortore e “Edi Faqedjegurit” është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, për të bërë të mundur parandalimin e ndonjë sulmi nga armiqtë e Harizajt.

Gjithashtu raportohet se në terren ishin dhe agjentë civilë, të cilët mbanin situatën nën vëzhgim ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të afrohen.

Kujtojmë që së bashku me Edison Harizaj, humbi jetën edhe miku i tij Genci Caca, i cili ndodhej në timonin e automjetit që u qëllua me breshëri automatiku.

Edison Harizaj, është përfshir në shumë ngjarje kriminale dhe rezulton të ketë patur precedent penal të mëparshëm, ndaj pistat ku po heton policia janë të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here