Kombëtarja e Shqipërisë po bëhet gati për dy sfidat e nëntorit dhe për këtë ka nisur nga puna në hartimin e listave të lojtarëve, të cilët do të jenë në shërbim të nevojës së trajnerit.
Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka zbardhur sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria.
Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.