Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë që u krye pak pas mesnate në qytetin e Durrësit, ku deri tani konfirmohet se ka humbur jetën Edison Harizaj.
Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën Edi faqedjeguri, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar