Google search engine
Home Politike Parlament “Qëllimi shkon përtej dekretimit të Lleshit”, ç’paralajmëroi Rama nga takimi në Presidencë...

“Qëllimi shkon përtej dekretimit të Lleshit”, ç’paralajmëroi Rama nga takimi në Presidencë me Metën: Uroj mos ta ndajë me shqiptarë

0
544

Me një fjalim të gjatë, në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama nuk i ka fshehur rezervat për presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të dekretojë Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm.

Ndërsa ka komentuar deklaratën e një ditë më parë presidenciale, sa i takon takimit me dyer të mbyllura këtë të diel mes tyre në residencë, Rama i ka bërë edhe një paralajmërim Metës, kur uron që qëllimin e mosdekretimit të Lleshit të mos e ndajë pas disa kohësh me shqiptarët.

“Të njëjtën ndjesi pata edhe kur e lexova deklaratën e djeshme të presidentit, pavarësisht mbylljes së dhimbshme të saj me atë shprehjen se koha e drejtimit të shtetit me sekretar të parë ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

Më erdhi një replikë në majë të gjuhës për një mbyllje kaq të pazakonte për një deklaratë presidenciale.

Nuk do i kisha lënë pa komentuar edhe referencat e sforcuara që presidenti i bën vetes si komandant i përgjithshëm, apo kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, qoftë te letra e refuzimit apo deklarata për takimin. Është krijuar një situatë e paprecedentë prej refuzimit të paprecedent të presidentit. Është moment  delikat sepse është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit.

Uroj me gjithë zemër që e gjitha kjo të mos bëhet me ndonjë qëllim që shkon përtej dekretit për gjeneral Sandër Lleshin. Këtë ia thashë edhe Presidentit, shumë sinqerisht, por koha mos e sjelltë që më duhet ta ndajë me shqiptarët pse po e bëj këtë urim sot”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here