Presidenti zbulon emrin, ja kush është kandidatja për të marrë drejtimin e KLSH

    0
    458

    Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, është emri që ka propozuar Presidenti Ilir Meta, duke ia përcjellë Kuvendit, për t’u zgjedhur në pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për këtë pozicion ishin 34 emra në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike.

    Pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, Meta ka arritur në konkluzionin se Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë.

    Kujtojmë se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërsa aktualisht ky post drejtohet nga Bujar Leskaj. Mandati i këtij të fundit mbaron në dhjetor të 2018-ës.

    NJOFTIMI I PRESIDENCES
    PËRZGJEDHJEN E Znj. VITORE TUSHA PËR TIU PROPOZUAR KUVENDIT TË SHQIPËRISË, PËR TU ZGJEDHUR NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

    Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

    Presidenti i Republikës, vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

    Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

    Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

    CURRICULUM VITAE
    VITORE TUSHA

    TË DHËNA PERSONALE: 
    Datëlindja: 26.11.1960
    Vendlindja: Tiranë

    EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:
    1997 “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

    1979-1983 Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës
    1975-1979 Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

    EKSPERIENCA NË PUNË:
    2008 – në vazhdim Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare
    2004 – 2008 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
    1994 – 2001 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare
    1992 – 1994 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare
    1990 – 1992 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
    1983 – 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore

    Për më tepër, vizitoni linkun e mëposhtëm të faqes zyrtare të internetit të Gjykatës Kushtetuese.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here