Fushata SHBA, Obama dënon Trump për gënjeshtra e politika përçarëse

0
456
Republikani Donald Trump ka vazhduar dje duelin në distancë me pararendësin e tij demokrat Barack Obama, teksa ky e fundit e huazoi për politika përçarëse dhe gënjeshtra pa kriter. Dy figurat ofronin panorama krejt të kundërta të problemeve të vendit por ishin dakord se në zgjedhjet e të martës kishte shumë në lojë për të ardhmen e vendit.
Presidenti aktual dhe pararendësi tha në se rezultatet e votës do të përcaktojnë se në çfarë vendi do të jetojnë amerikanët gjatë dy viteve në vijim.
“Këto zgjedhje do të vendosin nëse do tëvazhdojmë zhvillimin e lulëzimit që kemi krijuar”, tha Trump për turmat entuziaste në Georgia, duke shtuar se nëse vijnë demokratët do të shkatërrojnë ekonominë e vendit.
Trump bënte fushatë në Georgia për sekretarin republikan Brian Kemp, i cili është në një garë të ashpër me demokraten Stacey Abrams për zyrën e guvernatorit.
Ndërsa Obama dënoi republikanët dhe Trump, pa iu referuar me emër, për ato që quajti politika përçarëse dhe gënjeshtra të vazhdueshme. Ai foli ashpër kundër anulimit nga republikanët të reformës që ai kishte promovuar në shëndetsi, në një kohë kur promovonin ruajtjen e vlerave ekzistuese.
“Kontrolli juaj ndaj republikanëve është vota. Në këto zgjedhje është në lojë karakteri i vendit tonë”, tha  Obama për mbështetësit në Gary, Indiana, gjatë mitingut për mbështetjen e senatorit Joe Donnelly.
Ai shtoi më tej: “Gjithmonë ka shumë pasoja kur njerëzit nuk thonë të vërtetën. Kur fjalët humbasin kuptimin e tyre njerëzit gënjejnë pa e vrarë mendjen, demokracia nuk funksionon dhe as shoqëria nuk funksionon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here