Saimir Tahiri flet hapur, tregon marrëdhënien aktuale me Ramën

0
610

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur lidhur me dokumentin e siguruar nga drejtësia italian, lidhur me akuzat për lidhje me bandën “Habilaj”.

I pyetur nëse kishte kontakte me kryeministri Rama dhe nëse ai e kishte lajmëruar atë për dokumentin e drejtësisë italiane, Tahiri ndonëse mohoi kontaktet me të, tha se për këtë rast e kishte njoftuar ai vetë.

“Me kryeministrin nuk kam kontakt. Po unë e kam lajmëruar për dokumentin. I takonte që të ishte në dijeni”, tha ndër të tjera Tahiri.

I pyetur nëse kjo ishte arsyeja që Rama e dinte 10 ditë më parë, Tahiri tha se këtë nuk e dinte, por ai e kishte vënë në dijeni.

Ish-ministri u shpreh se e ka parë si detyrë që të lajmëronte Ramën si Kryeministër dhe kryetar të Partisë ku ai ka aderuar deri pas përjashtimit të tij për ti hapur rrugë drejtësisë për akuzat që bëhen ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here