Ambasada e Shteteve të Bashkuara të amerikës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një njoftim lidhur me ata studentë që duan të zhvillojnë studimet e tyre në Amerikë.
Në njoftimin në fjalë, ambasada bën me dije se janë hapur aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019, ndërsa shkruan: “Aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019 janë hapur! Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan”.
Në vijim është dhënë edhe afati i fundit për aplikim.
“Filloni aplikimin tuaj! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018. Për kërkesat, udhëzimet dhe këshillat për aplikimin, klikoni këtu: http://bit.do/globalugrad”