Ashtu siç ishte njoftuar një ditë më parë, dhjetëra protestues grekë janë mbledhur për të marshuar drejt konsullatës shqiptare në Selanik.
Protesta vjen lidhur me vrasjen e ekstremistit grek Kostandino Kaçifas, nga forcat RENEA.
Me pankarta në duar dhe teksa kërkojnë drejtësi për Kacifasin, qytetarët grekë sot janë mbledhur duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.