Taulant Muka është tashmë zëvendësministri i ri i Arsimit dhe Sportit, pas dorëheqjes së Ervin Demos.
Sudiuesi Muka ka thënë se do të vazhdojë betejën për publikimin e emrave të personave të tjerë që i kanë marrë doktoraturat me kopje në kuadër dhe të reformës për rishikimin e titujve të doktoraturave.
“Do ta vazhdoj atë betejë. Nuk ka të bëjë me emrat por me sistemin. I qëndroj të gjitha premtimeve që kam bërë, për të vazhduar reformën për rishikimin e titujve.
Gjithashtu, Taulant Muka është shprehur se në studio kishte ardhur si studiues dhe mjek, ndërsa lajmin për emërimin e kishte marrë vesh pak momente më parë, kur faqja e Kryeministrisë kishte publikuar vendimin.
“Lajmin për emërimin e mësova dhe unë tani që erdha këtu. Në fakt dua ta sqaroj sepse unë do lëvizja në Zvicër ku më priste një post si drejtues i një projekti për kërkimin shkencor në fushën e mjekësisë, pasi për këtë kam mbaruar dhe studimet, por mora një vendim të vështirë për të qëndruar në Shqipëri”, u shpreh Muka në Ora News.