Ku ndryshon fjala “seks” nga fjala “dashuri”? Seksologu i habit të gjithë me përgjigjen

0
951

Përse burrat thonë shpesh: “Dua seks”? Duket sikur atyre nuk u interesojnë fare ndjenjat. Kur i them të dashurit tim: “Mos më thuaj “dua seks” se më ofendon”, ai qesh dhe më thotë se është normale. Ku ndryshon fjala “seks” nga fjala “dashuri”?

Përgjithësisht, burrat janë më praktikë dhe nuk hyjnë shumë në të thella, në mendime apo analiza fjalësh, por kjo s’do të thotë që ata nuk ndjejnë. Ju jeni të lidhur dhe domosdoshmërisht, mes jush ka dashuri, por nëse duam të bëjmë dallimin mes të thënit thjesht “bëj seks” nga “bëj dashuri”, ndryshimi është vetëm në pamje të parë. Nëse ju thotë një i panjohur “dua seks”, kuptohet që ai do diçka momentale, nuk ka ndjenja. Burrat nga natyra e kërkojnë seksin, sepse kanë nevojë urgjente të kënaqin impulset e tyre seksuale. Ata e kanë më të lehtë të bëjnë seks pa hyrë në marrëdhënie të thella shpirtërore me femrat. Këtë gjë e bëjnë sepse duan të tregojnë se janë burrërorë, nuk e vrasin mendjen shumë, por në pamje të parë ama, sepse edhe ata kanë nevojë për dashuri. Për atë është normale kur jua thotë sepse e di që ju e dashuroni, ai ju do dhe nuk do ta keqkuptoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here