Ish presidenti zbulon si Meta mund të refuzojë dekretimin e Sandër Lleshit

0
461

Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga kërkesa për dekritimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, Presidenti Meta ende nuk e ka miratuar këtë kërkesë të kryeministrit Rama.

Për të hedhur më shumë dritë lidhur më heshtjen e Metës, ka menduar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili tregon se tregon se ka vetë një mundësi që ai të refuzojë Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.
“Presidenti i Republikës ka vetëm një mundësi për të refuzuar propozimet e kryeministrit, kur personi i propozuar, nga informacionet zyrtare të agjencive të shtetit shqiptar është person që cenon sigurinë kombëtare ose është i përfshirë në afera të rënda kriminale”, u shpreh Nishani në emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus.
Në media është përfolur se Meta po pret informacione nga agjencitë ligj-zbatuese, pasi ka dyshime sa i takon rolit të Lleshit në ngjarjet e 21 Janarit 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here