Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla , ka dalë në një deklaratë për mediat në Presidencë, pas përfundimit të takimit konsultativ me presidentin e Republikës Ilir Meta lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2019-ës. Balla ka zbuluar dy opsione se kur mund të mbahen ato.
“Zhvilluam një bisedë për caktimin e datës në lidhje me zgjedhjet . Data e mundshme, dy të dielat e fundit të qershorit, 23 ose 30 qershorë” , u shpreh Balla.
“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.