Nisin “përplasjet” mes Bashës dhe Berishës, zbardhet se çfarë ndodhi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura

0
530

Pas më shumë se një muaji, Partia Demokratike i është kthyer mbledhjeve normale në selinë e partisë.

Mësohet se fokusi i kësaj mbledhjeje me dyer të mbyllura ka qenë procesi zgjedhor në PD si dhe aktualiteti politik në vend.

Gjithashtu bëhet me dije nga “Top Ch annel” se në këtë mbledhje, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se “vendi është në kolaps total” dhe ka shtuar se “PD-ja do të vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve”.

“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato.

Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë. Skandale të tjera do të dalin.

Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.

Në këtë mbledhje Sali Berisha nuk ka qenë prezent dhe kërkesa e Bashës bie në kundërshtim me deklaratat e tij.

Berisha ka thënë disa herë publikisht se PD nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pasi PD nuk ka asnjë shans që të fitojë përballë Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here