I pranishëm në vendin ku ndodhi incidenti me 35-vjeçarin në Gjirokastër, flet profesori grek dhe zbardh të vërtetën

0
491

Efsyn.gr ka sjellë dëshminë e profesorit grek të njohur të historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.

Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë një i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej, por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.

Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here