Përplasja mes Tunës dhe Rudina Magjistarit, Olti Curri zgjidh ‘enigmën’ e sherrit (FOTO)

0
526

Gjithçka filloi me deklaratën e çuditshme të Tunes në emisionin e mbrëmshëm të Xing me Ermalin ku këngëtarja u shpreh mjaft e vendosur se nuk do të shkonte kurrë tek Rudina nëse do të merrte ftesë në emision.

“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”- u shpreh Tuna, teksa dukej shumë e sigurt në fjalët që thoshte.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i moderatores Rudina Magjistari me një postim në Instastoryn e saj.

‘Hej Tune darling po hakmerresh se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që se detyron njeri të thotë atë që do?!

Se s’di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato që  të kanë afër, sa për programin kam, s’kam simpati personale ne i ftojmë të gjithë.

Këtë punë bëjnë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton se ç’vend zë ti në këtë gjithë histori, ku prej vitesh showbizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf ti shohësh me talent, kulturë dhe klas.

Hajt me shnet!

P.s Ermal e do dhe ti një?’

Po ky debat nuk ka kaluar, pa u komentuar dhe nga blogeri i njohur Olti Curri i  cili është i njohur për deklaratat e tij thumbuese.

Në një postim në Instastoryn e tij ai ka shkruar:

’Çfarë pyetje? Çfarë ka ndodhur mes tyre! Rudina ka absolutisht programin më të ndjekur të pasditës në Shqipëri ( jo më kot dhe Ermali e futi në mungesë?) ndërsa Tunës i ka ikur treni me gjithë mashinistë dhe faturino.Në koncert marrin Taynën, Dhurata Dorën, ndërkohë Dua Lipa dhe Era Istrefi po pushtojnë botën.Si të jetë rehat Tuna.Ja dhe këtë enigmë e zgjidha’- ka mbyllur postimin Olti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here