Janë zbardhur detaje të reja sa i takon aksionit ‘Vol Vo 4’ që çoi në arrestimin e 27 personave. Sipas ‘Vizon Plus’, tre nga anëtarët e të ashtuquajturit grupi ‘Abdylaj’ do të largoheshin nga Shqipëria për t’i shpëtuar arrestimit.
Burime pranë grupit hetimor kanë thënë se ndërhyrja për kapjen e tyre është bërë në kohën kur u forcuan dyshimet për dekonspirim të operacionit.
Policia veproi për t’i arrestuar ata para kohës së vendosur për goditjen e organizatës teksa tre prej tyre, njëri i cilësuar si koka e grupit kriminal, kishin prerë biletat për t’u larguar jashtë vendit.