Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Ky dekret sjell dhe largimin zyrtar të Xhafajt nga dikasteri i Brendshëm.
Pritet që Meta të firmosë edhe dekretimin e Sandër Lleshit si pasues i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme.