Avokati i njohur, Spartak Ngjela nga qyteti i Korçës ka paralajmëruar një “dimër të bukur”.Me një filxhan të kafeje para, kjo e premte e ka gjetur avokatin në qytetin e bukur juglindor.
“Do jetë një dimër i bukur ky që vjen. Ju përshëndes nga Korça”, shkruan Ngjela në në postim në Facebook i cili është shprehur entuziazt për aksionet dhe arrestimeve të fundit të policisë të cilat kanë çuar në pranga edhe zyrtarë të PS, si ish drejtori i Burgjeve, Arben Çuko apo ish deputeti Arben Ndoka.
