Google search engine
Home Aktualitet “Shumë shpejt do arrestohet Xhuxhi dhe shumë të tjerë!”, analisti vë me...

“Shumë shpejt do arrestohet Xhuxhi dhe shumë të tjerë!”, analisti vë me ‘shpatulla pas muri’ Artan Hoxhën

0
599

Duke iu referuar dosjes në të cilën janë të përfshirë të arrestuarit e operacionit “Vol Vo 4”, gazetari Artan Hoxha tha dje në studion e emisionit “Opinion”, se të tjera arrestime pritet të ketë për llogari të kësaj dosjeje.

Gjatë emisionit Hoxha tha se dosja është shumë voluminoze e madje se ka edhe përgjime të tjera.

“Do ketë arrestime të tjera. Mes atyre nofkave është edhe “Xhuxhi”. Burime nga grupi i hetimit, se unë i kam pyetur pse nuk është identifikuar dhe më kanë thënë: Ne po mundohemi ta identifikojmë këtë personin, dhe në momentin që do ta identifikojmë do lëshohet urdhër arresti”, tha Hoxha.

Pas fjalës së Hoxhës, ka ndërhyrë edhe analisti Mark Marku, i cili tha se në këtë rast të gazetarit Hoxha, por edhe të ministrit Xhafaj apo edhe të kryeministrit Rama me këto paralajmërime po dekonspirohet aksioni.

Sipas tij, Hoxha po u thotë kriminelëve, ikni mos na rrini nëpër këmbë.

Sakaq Hoxha i është kthyer Markut, se në momentin kur do priten urdhër-arrestet do të arrestohen menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here