Psikologu dhe pedagogu Edmond Dragoti ka bërë një deklaratë të fortë kur tregon se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë konsumatorë të pornografisë gjatë seancave parlamentare.
Në një intervistë për emisionin ‘Kafein’ në In tv, Dragoti thotë se ky fenomen vjen si shkak i mungesës së aktivitetit intelektual.
“Përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë janë deputetë. Kjo sepse nuk kanë aktivitetet intelektuale apo të natyrave të tjera gjatë seancave dhe s’janë mësuar shumica me diskutime intelektuale. Impulset i transferojnë në fitime të natyrave të tjera, jo të kënaqësisë seksuale”, u shpreh Dragoti.
I pyetur nëse Edi Rama është konsumator i tyre, ai tha: Unë do çuditesha nëse nuk shihte”, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha tha se ai shikon më shumë nga të tjerët.