Operacioni ‘Ndëshkimi i të fortëve’, policia: 300 të arrestuar

0
635

Ministria e Brendshme ka njoftuar për një operacion tjetër të rëndësishëm në vend, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më vonë në një deklaratë të Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Drejtori i Policisë  u shpreh se kryem një operacion tjetër shumë të suksesshëm, ku janë arrestuar mbi 300 persona.70 vetë janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë ditëve të fundit policia ka goditur 4 grupe të fuqishme kriminale, pa zbulimit të një laboratori heroinë në Has, ku janë arrestuar dhjetëra persona.

Ndërkohë, policia vuri në pranga edhe dy ish-deputetë të PS.

“Që prej nëntorit 2017 kur nisi operacioni forca e ligjit janë goditur edhe disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni ‘Volvo 4’ nuk pati dekonspirim. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër operacion i koduar ‘ndëshkimi i të fortëve’.

Nuk do lejojmë askush të sfidojë forcën e ligjit. Policia kontrollon individin me problematika sipas një skedari. Janë arrestuar mbi 300 persona dhe 106 persona me precedentë penalë janë ndaluar. Janë arrestuar 154 persona pasi ka pasur një urdhër ndërkombëtar”-tha Veliu.

SHIFRAT

300 persona të arrestuar

160 të identifikuar me precedentë, të fortë

70 vetë për armëmbajtje pa leje

154 persona që kanë pasur urdhër kërkimi

43 armë zjarri të sekuestruar, automjete dhe sasi parash

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here