Presidenti i Komisioni Evropian Jean-Claude Juncker tha sot se udhëheqësi hungarez Viktor Orban “nuk ka më vend në” në Partinë Popullore.
“Megjithse e respektoj si njeri, shoh shumë papërshtatshmëri mes fjalëve të tij dhe vlerave kristiane që përfaqëson koalicioni ynë”, tha Juncker në një intervistë me të përditshmen franceze Le Monde, duke shtuar se kjo mund të ndryshonte nëse ai garanton të zbatojë të drejtat themelore dhe programin e të majtë evropiane EPP.”
PE kaloi muajin e kaluar mocionin që e shpall Hungarinë në rrezik të shkeljes së vlerave bazë të BE.
Parlamenti aktivizoi të ashtuquajturin Neni 7 kundër Budapestit, duke cituar si arsye shqetësimet për pavarësinë gjyqësore, korrupsion, lirinë e shprehjes të drejtat e emigrantëve e çështje të tjera.