Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre më datë 11 gusht. Gjithçka u mundua të mbahej sa më diskrete nga familjarët dhe vetëm mbrëmjen e kaluar Lori ka publikuar një video ku ndante momentet më pikante nga dasma.
Ajo që ra në sy ishte pjesa kur Lori i tha Sarës: “Redia tha që Sara është shumë e fortë që po e bën gjithë këtë pa babin…e Sar?!” Kjo e fundit u prek por ndërroi temë duke marrë një tas me hudhra dhe tha: “Ua paska shumë hudhra këtu.”
Por pak më vonë teksa shikonim videon, vumë re që familja nuk e kishte harruar Dritan Hoxhën. Teksa Vjollca u shfaq me një kuti me mansheta pyeti vajzat: Të vendosë Ledjoni këto të babit? Janë të babit këto.
“Ti mendon se un nuk i mbaj mend?”- tha Lori,- “I mbaj mend shumë mirë. Po më mirë këto të babit.”
Kështu që për të përkujtuar të atin dhe bashkëshortin e ndjerë, vajzat dhe Vjollca Hoxha zgjodhën që dhëndri Ledion Liço të mbante manshetat e Dritanit. Ndiqeni në vidoen e mëposhtme.