Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge që u ndërpre ditën e djeshme.
Në një postim në Twitter, Rama përshëndet vendimin e AMA-s dhe thotë se zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.