Pas dështimit në Kupën e Botës, kombëtarja gjermane ka nisur menjëherë procesin e rinovimit. Joshim Low ka marrë vendimin për t’i dhënë disa mundësi talenteve të futbollit gjerman.Dhe për duelin ndaj Perusë më 9 shtator, shumë prej tyre do të zbresin në fushë.
Pas largimit Mesut Ozil nga përfaqësuesja, padyshim që do të ketë një boshllëk të madh në aspektin kreativ të skuadrës. Ai ishte numri 10 i gjermanëve në dy Botëroret e fundit
Por tani fanella me nr. 10 ka rënë në duart e talentit të Bayer Leverkusen, Julian Brandt.
Kur pyetet për rëndësinë që ka për të fanella legjendare, 22-vjeçari shprehet: “Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu si në kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën time.”