Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.
Zjarri po ashtu ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Facebook se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.