Ambasadorët e rinj të Shqipërisë në Malin e Zi dhe Vatikan, postet u besohen grave, zbardhen emrat

0
103

Zbulohen edhe dy emra të tjerë të ambasadorëve të rinj që pritet të përfaqësojnë vendin tonë në shtete të ndryshme. Kështu, “Top Channel” raporton se Zhaklina Peto që mban gradën e “Profesor Doktores” në drejtësi, propozohet ambasadore për në Malin e Zi duke zëvendësuar Ridi Kurtezin që shkon ambasador në Emiratet e Bashkuara. Ndryshimet përfshinë edhe ambasadën e Shqipërisë në Vatikan prej shumë vitesh pa drejtim në nivel ambasadori. Majlinda Dodaj aktualisht nga e ngarkuar me punë, propozohet të marrë postin e ambasadores në Selinë e Shenjtë. Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme pritet në javën e ardhshme të nisë dëgjesat me kandidatët e propozuar për ambasador. Krahas presidentit Bajram Begaj këtij komisioni i ka mbërritur shkresa me emrat e propozuar, që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama. Tre ditë më parë, ‘Top Channel’ raportoi edhe emrat e 7 të propozuarve për ambasador: Mustafa Nano është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër; Ilir Gjoni i cili më herët ka qenë ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të shkojë si ambasador në NATO; Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA; Vendin e kryebashkiakut të ri të Vlorës, Ermal Dredha në Emiratet e Bashkuara pritet ta zërë Ridi Kurtezi; Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here