Pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, si i përfshirë në rrjetin e një skeme për pastrimin e parave, biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar përmes një linje telefonike në emisionin ‘Politiko’ për gazetarin Alfred Lela.
Taçi tregoi për herë të parë, ekskluzivisht, se si në vitin 2013 i ndihmuar nga familja presidenciale e Joe Biden, për të kërkuar mbrojtje pasi ‘persekutohej; vazhdimisht, nga institucionet shqiptare. Taçi pohon se motra e Joe Biden ka kërkuar te kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha që të ndalonin aktet e persekutimit ndaj Rezart Taçit.
Biznesmeni pohoi për gazetarin Alfred Lela, se në dosjen e tij nuk ka asnjë provë që e bën atë fajtor dhe të përfshirë në pastrimin e parave.
PJESË NGA BISEDA:
Alfred Lela: Ju jeni shpallur në kërkim nga SPAK. Si e morët vesh lajmin? Cili është reagimi juaj.
Taçi: Informacionin fillimisht e mora nga mediet dhe pastaj nga avokatët. Kuptohet se si mund të reagojë një person ndaj një akuze të tillë. Sa i përket pozicionit tim. Para 2-3 muajsh një m,iku i imi që kam bashkëpunuar vetëm 2 vitesh më parë. Operon në sektorin e karburanteve. Një ekonomist në Milano kërkon të hapë një llogari në Shqipëri për një klient.
Alfred Lela: Pse duhet ndërmjetësim ndërkombëtar për të hapur llogari
Taçi Nuk është ndërmjetësim. Ky person kërkon të hapë llogari bankare.
Alfred Lela: Pse besonte Italia se ishit ju që ia jepnit eksesin.
Taçi: Zotëria njeh rastësisht një person që është edhe miku im. Daniele më thotë a ka mundësi të na ndihmosh i thashë shkoni në Shqipëri. Nuk ka skenar unë nuk i njoh. As ekonomistin as tjetrin. Nuk kam as bashkëpunim ekonomik as personal.
Alfred Lela: Çfarë komenti keni për dosjen e Palermos?
Taçi: Dikush në mënyrë ligjore transferon para nga Zvicra. Dmth i ka konsideruar të pastra, i transferon në Shqipëri. Unë nuk kam përfitim dhe nëse do kisha nga aktiviteti ekonomik, mbi çfarë baze kam implikuar në institucione.
Alfred Lela: Pse duheshin 11 telefonata në ditë sipas Palermos.
Taçi: Nuk jam unë të certifikoj është e ligjshme apo jo. Nuk kam rol institucional diku. Prokuroria ta çertifikojë ku është produkti i veprës penale që kam bërë.
Alfred Lela: Pse SPAK-u iu ka shpallur në kërkim?
Taçi: Shikoni dosjen dhe gjeni një provë apo diçka që unë kam bërë. Iu them se paratë kanë ardhur nga Zvicra dhe kjo e fundit thotë se janë të pastra. Vij në Shqipëri shihen para të pista. Ka mbi 15 vite që ushtrohen presione të ndryshme, është persekutim i vazhdueshëm.
Alfred Lela: Nuk iu bëri përshtypje shuma 18 milionë euro për t’u transferuar
Taçi: Mund të jenë edhe më shumë. Derisa është bërë një transfertë ligjore nga Zvicra, ky hyn gjykimi im këtu? Nuk është bërë asnjë gjë e paligjshme.
Alfred Lela: Pse kishte drojë nga italianët dhe nëse bllokoheshin thoshin do e bëjë Rezarti
Taçi: Është problemi i tyre. Unë jam shpallur në arrest ndërkombëtar pa bërë asnjë shkelje. Nëse zotërinjtë kanë fshehur para dhe shteti italian ua ka quajtur të ligjshme, atëherë është problemi i Zvicrës.
Alfred Lela: A keni ndërhyrë te presidenti i Malit të Zi të ngjashëm me këtë
Taçi: Absolutisht jo. Nuk i kam kërkuar asnjë favor.
Alfred Lela: Do të ktheheni në Shqipëri për t’u përballur
Taçi: Do të kthehem. Ndiqeni dosjen dhe më gjeni vetëm një provë nëse jam pjesë e një strukture kriminale dhe akoma më shumë pjesë e ‘Cosa Nostra-s’. Ky është persekutim që ka vazhduar, do vazhdojë.
Taçi: Keni përmendur edhe ish-ministra
Kur ti në një shoqëri shqiptare operon në mënyrë të pavarur, nuk lobon për të kërkuar avantazhe, iu jep hapësirë të tjerëve të merren me punët e tua. Në vitin 2013 për shkak të një lidhjeje familjare me presidentin Biden, i kam kërkuar motrës së tij dhe në vitin 2013 ajo ka ardhur në Shqipëri. të Rezart Tacci të mos persekutohet në mënyrë të padrejtë nga institucionet shtetërore.