Procedurat për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit/ Si do të zgjidhen hetuesit dhe shtrirja në rrethe

0
481

Pak ditë më parë u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por cilat do të jenë disa nga procedurat që do të ndiqen për funksionalizimin e BKH? Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. E bukura është se BKH do të ketë rol të madh dhe në zbatimin e ligjit antimafia. Me ndryshimet e reja që janë bërë, pjesë e tij është dhe korrupsioni. Pra, në momentin që regjistrohet procedimi penal për një zyrtar, automatikisht nis hetimi pasuror. Janë të shumtë ata me pasuri sheikësh që do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Kush nuk i justifikon paratë përveç dënimit, do bëhet dhe sekuestrimi i pronave.

Por fokusi i BKH nuk do jenë vetëm pushtetarët e Tiranës, pasi në skaner do kalojë dhe pushteti vendor. Sapo të ngrihet njësia qendrore e BKH në Tiranë, më pas do ngrihen dhe disa degë të saj në qarqet kryesore të vendit, ku ka dyshime për krim të organizuar dhe rritje të korrupsionit. “Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë. Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj”, thuhet në nenin 10 të ligjit për luftën ndaj korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here