Përfundon hedhja e shortit në Champions League, përballje titanësh! Fati i goglave ka rezervuar duele gjigantësh (Zbuloni çiftet e ndeshjeve)

0
371

Ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 1/16-ave në Champions League. Fati i goglave në këtë raund na ka rezervuar duele gjigantësh ku Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn e Guardiolës.

Barcelona dhe Juventusi janë me fat pasi kanë “peshkuar” respektivisht Napolin dhe Lyonin.

Kurse Bayern Munchen do të kërkojnë të “hakmerret” ndaj Chelseas për finalen dramatike të 2012 ku londinezët mposhtën bavarezët në “Allianz Arena”.

Ndeshjet e para do të zhvillohen gjatë datave 18-19, 25-26 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 10-11, 17-18 mars. Kompeticioni më i rëndësishëm europian ka hyrë në fazën më interesante pasi vetëm 8 skuadra do të synojnë biletën për në çerekfinale.

Çiftet e ndeshjeve:

Borussia Dortmund – PSG
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here