Krijimi i SPAK e shkriu, kryeprokurori Olsian Çela shkon që në mëngjes tek Krimet e Rënda dhe del me deklaratën e fortë: Rritët besimin e partnerëve ndërkombëtarë!

0
483

Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar transferimin e dosjeve te SPAK dhe në rrethe, kryeprokurori Olsian Çela ka shkuar aty mëngjesin e sotëm për një vizitë.

Çela vlerësoi punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite duke e cilësuar si një prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar.

“Rezultatet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE”, tha Çela.

Gjithashtu Kryeprokurori i ri, falenderoi të gjithë prokurorët që shërbyen në këtë prokurori dhe u uroi suksese atyre që do jenë pjesë e SPAK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here