Zbardhen faktet, ja si Fondi Besa ka operuar për më shumë se një vit pa licencë, dha mbi 11 mijë kredi

0
329

Zbardhen të tjera fakte që rëndojnë pozitat e Fondit Besa. Dy ditë më parë, gazeta tregoi se si ky fond mori licencë në mënyrë mjaft të mistershme, ndërsa sot po tregojmë se si ka operuar për muaj me radhë pa licencë. Referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, Fondi Besa aplikoi për licencë në vitin 2007. “Gjatë vitit 2007 është paraqitur kërkesa nga Fondi “BESA” për marrjen e licencës si subjekt jo bankë”, thuhet në raportin vjetor të BSH. Por ky fond nuk e ka marrë licencën, megjithëse kjo nuk e ka penguar të ofrojë shërbime edhe pse ka qenë në proces licencimi. Fondi Besa e ka marrë licencën në fund të vitit 2008, por me manovra. “Në vitin 2008 shoqëria aksionere Fondi Besa sh.a. u pajis me licencën nr. 10, datë 26.12.2008 si subjekt jobankë për ushtrimin e veprimtarive financiare të parashikuara nga ligji për bankat”, thuhet në raportin vjetor të BSH të këtij viti. Pra nga fundi i vitit 2007 e deri në dhjetor të 2008 Fondi Besa nuk ka pasur licencë. Por nëse hapim raportin vjetor të Fondit Besa për vitin 2008, del qartë se mungesa e licencës nuk e ka ndalur të japë kredi. Vetë kreu i Fondit, në parathënien që ka shkruar aty tregon qartë se ky fond ka gjeneruar të ardhura edhe pse licenca ishte në proces shqyrtimi. “‌Viti‌ ‌2008‌ ‌dëshmoi‌ ‌një‌ ‌zhvillim‌ ‌të‌ ‌qëndrueshëm‌ ‌dhe‌ ‌të‌ ‌suksesshëm‌ ‌të‌ ‌aktivitetit‌ ‌të‌ ‌Fondit‌ ‌Besa.‌ ‌Kjo‌ ‌reflekton‌ ‌një‌ ‌kombinim‌ ‌të‌ ‌shkëlqyer‌ ‌të‌ ‌përpjekjeve‌ ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌aktorëve;‌ ‌Bordit‌ ‌

Drejtues,‌ ‌stafit‌ ‌të‌ ‌talentuar‌ ‌e‌ ‌profesional‌ ‌dhe‌ ‌mbështetjes‌ ‌shumë‌ ‌të‌ ‌rëndësishme‌ ‌të‌ ‌

donatorëve.‌ Një‌ ‌nga‌ ‌sfidat‌ ‌prioritare‌ ‌gjatë‌ ‌vitit‌ ‌2008‌ ‌ka‌ ‌qenë‌ ‌ndryshimi‌ ‌institucional,‌ ‌në‌ ‌përputhje‌ ‌me legjislacionin‌ ‌shqiptar.‌ ‌Kurorëzimi‌ ‌i‌ ‌këtij‌ ‌transformimi‌ ‌ishte‌ ‌marrja‌ ‌e‌ ‌licencës‌ ‌nga‌ ‌Banka‌ ‌e‌ ‌Shqipërisë,‌ ‌gjë‌ ‌e‌ ‌cila‌ ‌e‌ ‌bën‌ ‌Fondin‌ ‌Besa‌ ‌më‌ ‌atraktiv‌ ‌në‌ ‌tregun‌ ‌e‌ ‌kapitaleve.‌ ‌Paralelisht‌ ‌me‌ ‌ndryshimet‌ ‌institucionale,‌ ‌Fondi‌ ‌Besa‌ ‌ka‌ ‌vazhduar‌ ‌punën‌ ‌për‌ ‌zhvillimin‌ ‌dhe‌ ‌zgjerimin‌ ‌e‌ ‌aktivitetit‌ ‌të‌ ‌tij‌ ‌financiar.‌ ‌Ky‌ ‌vit‌ ‌u‌ ‌karakterizua‌ ‌nga‌ ‌rritja‌ ‌e‌ ‌qëndrueshmërisë,‌ ‌përmirësimi‌ ‌i‌ ‌treguesve‌ ‌financiarë‌ ‌dhe‌ ‌zgjerimi‌ ‌i‌ ‌zonës‌ ‌së‌ ‌ndërhyrjes‌ në‌ ‌zona‌ ‌të‌ ‌reja‌ ‌urbane‌ ‌dhe‌ ‌gjysmë-urbane.‌ ‌Gjatë‌ ‌vitit‌ ‌2008‌ ‌Fondi‌ ‌Besa‌ ‌rezulton‌ ‌me‌ 11,340‌ ‌kredi‌ ‌aktive,‌ ‌me‌ ‌një‌ ‌outstanding‌ ‌rreth‌ ‌40.74‌ ‌milion‌ ‌$USD.‌ ‌Viti‌ ‌2008‌ ‌shënon‌ ‌gjithashtu‌ ‌edhe‌ ‌numrin‌ ‌total‌ ‌prej‌ ‌45,780‌ ‌kredi‌ ‌të‌ ‌disbursuara‌ ‌me‌ ‌një‌ ‌shumë‌ ‌totale‌ ‌prej‌ ‌220‌ ‌milion‌ ‌$USD”, thuhet në raportin e Besa. Pra vërtetohet qartë se ky fond ka bërë namin, edhe pse licenca është dhënë në dhjetor të 2008. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi? Ish-guvernatori Ardian Fullani mbylli sytë ndaj këtij skandali, por të njëjtën gjë po bën dhe Gent Sejko. Fondi Besa ‌u përfshi në një skandal mashtrimi, por asnjë reagim nga Banka e Shqipërisë. Madje dhe autoritetet u kujdesën që të theksonin se skema e mashtrimit ishte nga punonjës të thjeshtë dhe jo nga zyrtarët.

Skandali

Fondi Besa e mori licencën më 26 dhjetor 2008, por në raportin vjetor, drejtori i fondit, Bajram Muça, tregon se ka bërë plane dhe për vitin 2009. Ku e dinte ai që BSH do e licenconte? “Në‌ ‌mbyllje,‌ ‌do‌ ‌dëshiroja‌ ‌t’ju‌ ‌siguroja‌ ‌se‌ ‌Fondi‌ ‌Besa‌ ‌do‌ ‌ti‌ ‌kushtojë‌ ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌burimet‌ ‌e‌ ‌tij‌ ‌

financiare‌ ‌dhe‌ ‌intelektuale‌ ‌përballimit‌ ‌të‌ ‌sfidave‌ ‌të‌ ‌vitit‌ ‌2009‌ ‌drejt‌ ‌zhvillimit‌ ‌të‌ ‌mëtejshëm ‌

të‌ ‌aktivitetit,‌ ‌në‌ ‌mbështetje‌ ‌të‌ ‌hapësirave‌ ‌të‌ ‌sipërmarrësve‌ ‌të‌ ‌vegjël‌ ‌për‌ ‌vetëpunësimin,‌ ‌

krijimin‌ ‌e‌ ‌vendeve‌ ‌të‌ ‌reja‌ ‌të‌ ‌punës,‌ ‌zbutjen‌ ‌e‌ ‌varfërisë‌ ‌në‌ ‌Shqipëri‌ ‌si‌ ‌dhe‌ ‌në‌ ‌mbështetje‌ ‌

të‌ ‌zhvillimit‌ ‌ekonomik‌ ‌të‌ ‌vendit. Duke‌ ‌falënderuar ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌ata‌ ‌që‌ ‌kanë‌ ‌ndikuar‌ ‌dhe‌ ‌mbështetur‌ ‌zhvillimin‌ ‌institucional‌ ‌të‌ ‌Fondit‌ ‌Besa,‌ ‌zhvillim i‌ ‌cili‌ ‌do‌ ‌të‌ ‌japë‌ ‌impakte‌ ‌social-ekonomike‌ ‌gjithnjë‌ ‌e‌ ‌më‌ ‌të‌ ‌mëdha‌ ‌në‌ ‌vazhdimësi”, ka deklaruar ai. 

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here