Ambasada Amerikane ka publikuar mbrëmjen e sotme një tejtër videomesazh ku për Reformën në Drejtësi. Ambasada thekson se veçanërisht vettingu i ka dhënë rezultatet e para, me shkarkimin e mbi 50 gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur me krimin, ndërsa rezultate akoma më të thella do të jap SPAK pasi do të hetohen zyrtarët e korruptuar.
‘Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit.
Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar’, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.