”Kur nuk e di ti, nga do ta dijë unë?!’’, hetimet për vrasjen e Indrit Çelajt, dy punëtorët rrëfejnë bisedën mes Griseldo Kusit dhe viktimës (Detaje)

0
3711

Është zbuluar biseda e zhvilluar midis Griseldo Kusit, autorit të vrasjes së punëtorit të kondicionerit Indrit Çelaj në vilën e familjes Kusi dhe viktimës. Dialogu mes tyre u tregua për ”Neës 24” sot nga dy prej punëtorëve.

Ditën e vrasjes, Griseldo Kusi hyri në katin e parë të vilës së familjes së tij për të parë ecurinë e punimeve. Në njërin prej tualeteve punonte viktima Çelaj, i cili po hapte me trapan një vrimë në mur për të vendosur tubin e kondicionerit.

Teksa Griseldo dëgjoi zhurmën e trapanit, ai ka hyrë në tualet dhe i është drejtuar me tonë të larta Indritit duke i thënë: ‘’Çfarë bëhet? Përse e hap atë vrimë aty? Ku do e çosh shkarkimin e kondicionerit?’’

Punëtori i ktheu përgjigje qetësisht: ‘’Nuk e di se ku do shkojë shkarkimi’’.

Në këtë moment, Griseldo i nervozuar ka nxjerrë armën nga brezi duke ia vendosur në kokë Çelajt dhe i është drejtuar: ”Ku nuk e di ti, nga do ta dijë unë?!’’ Më pas ai ka tërhequr këmbëzën duke e qëlluar me plumb në kokë.

Punëtorët rrëfyen se autori i krimit mori gëzhojën dhe u largua nga vendngjarja.

Në seancën e sotme ka folur dhe babai i Griseldo dhe Albano Kusit, Bujar Kusi. Ai u shpreh se ditën e ngjarjes së rëndë në orën 11:30 bisedoi me Griseldon, i cili i kërkoi 500 mijë lekë për të shkuar në plazh me disa vajza. Pasi ka tërhequr paratë në një bankë të nivelit të dytë, Kusi tha se lajmin për vrasjen e Indrit Çelajt e mësoi nga Policia.

Ndërkohë, për sa i përket mikut të Griseldos, Lorenc Veliajt zbulohet se ai e pranoi krimin në këmbim të shpërblimit me para dhe se për lirimin e tij do të merreshin vetë vëllezërit Kusi. Veliaj fshihej  prej kohësh për shkak se kërkohej nga policia për disa vepra penale të kryera.

Në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra Indrit Çelaj janë lënë në burg: Lorenc Veliaj, Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi. I ati dy djemve akuzohet për pengim të zbardhjes të së vërtetës, ndërsa katër të tjerët për moskallëzim të krimit. Kurse për të ndaluarin e pestë Luan Çaka është caktuar masa ‘’arrest shtëpie’’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here