Dokumentet, ja përplasjet që lindën me SHBA e Italinë më 1945 për ishullin e Sazanit, Ahmet Zogu letër DASH për integritetin territorial të Shqipërisë

0
453

Amerikanët kanë zbardhur të tjera dokumente sa i takon zhvillimeve politike në Shqipëri pas luftës së Dytë Botërore. Në disa letra të zbardhura nga DASH, tregohen përplasjet që nisën me amerikanët për sovranitetin mbi ishullin e Sazanit. Po ashtu, jepet dhe një letër që Ahmet Zogu i ka dërguar DASH mbi kufijtë e vendit.

Sekretari i shtetit për ambasadorin në Britani

Uashington, 20 gusht 1945

Departamenti ka dhënë udhëzimet për operativët se asnjë hap nuk duhet marrë në lidhje me pushtimin nga Shqipëria të ishullit Sazanit, deri në përfundim të konsultimeve me zyrën britanike. Në lidhje me këtë pikëpamjet e Departamentit dhe zyrës së jashtme britanike janë:

1. Sazani është përfshirë në kufijtë shqiptare në vitin 1913 dhe këto kufij u konfirmuan në Konferencën e Ambasadorëve në 9 nëntor 1921,dhe përsëri në 30 korrik, 1926,me disa modifikime, por që nuk kishin lidhje me Sazanin.

2. Kontrolli italian i ishullit u vendos në 30 tetor 1914 dhe Departamenti nuk ka asnjë dëshmi se ky transferim ndodhi me anë traktatesh apo marrëveshje të rregullt me Shqipërinë. Për më tepër duket se dhe akti me të cilin Italia pretendon sovranitetin e ishullit, një protokoll sekret i 2 gushtit 1920 në Tiranë, nuk është pranuar kurrë nga Shqipëria dhe nuk ka marrë njohje ndërkombëtare, edhe pse pushtimi i Sazanit nuk është shoqëruar me protesta nga qeveritë.

3. Forcat partizane duket se kanë marrë kontrollin e Sazanit prej tetorit 1944. Ishulli nuk ka popullatë civile.

4. Duke marrë parasysh këto, konkluzioni i Departamentit është se veprimi bie në të njëjtën kategori me pushtimin unilateral nga Jugosllavia të zonës Venezia Giulia pranë gjirit të Triestes.

5. Prandaj departamenti sugjeron se zyra e jashtme britanike dhe ajo sovjetike duhet të pranojnë të informojnë Hoxhën se megjithëse nuk kanë kundërshtime për pushtimin dhe administrimin e përkohshëm prej tij të ishullit të Sazanit, këto çështje kërkojnë ekzaminim në kohën e zgjidhjes finale të paqes. Departamenti propozon më tej të merret miratimi britanik dhe sovjetik për çështjen.

Athinë, 8 shtator 1945

Ambasadori në Greqi (MacVeagh) për sekretarin e shtetit: Në lidhje me propozimin jugosllav për hetim ndërkombëtar mbi persekutimet antisllave në Maqedoninë greke, ministri i Jashtëm grek deklaron se “qeveria është e gatshme të pranojë iniciativën e qeverisë së SHBA” por shton se “kuptohet që mandati i këtij komisioni nuk do të kufizohet vetëm për Maqedoninë greke por dhe për Maqedoninë serbe. Është e qartë se pa një hetim të plotë nuk mund të jepen konkluzione të plota që mund të rezultojnë defektivë”. Pasi pyeta se çfarë do të thotë kjo, ambasadori Politis shpjegoi se qeveria greke duke pasur parasysh akuzat jugosllave se mijëra grekë po i shpëtojnë persekutimit, atëherë këta mijëra grekë (nëse ekzistojnë) t pyeten për arsyet e tyre. Ai shtoi se qeveria greke ka informacione për pengje të mbajtur në kampe në Maqedoninë jugosllave dhe kjo bën të nevojshëm hetimin. Memorandumi nga ambasada greke përmbante pikat e mëposhtme:

1. Komisioni do të dërgohet për të hetuar situatën në zonën kufitare mes Greqisë e Jugosllavisë në të dyja krahët e saj.

2. Komisioni duhet të verifikojë pohimin e Titos se largimi i refugjatëve vinte si pasojë e terrorit në Greqi.

3. Qeveria greke ka informacione se pengje janë marrë nga komuistët grekë në kryengritjen e dhjetorit dhe po mbahen në tre kampe përqendrimi në Jugosllavi e Shqipëri. Komisioni duhet të zbulojë nëse këta persona janë vërtet refugjatë dhe duhet të arrijë lirimin e tyre.

Mbreti Zog i Shqipërisë, për sekretarin e Shtetit

11 shtator 1945

Shkëlqesi: Me rasti e takimit të Këshillit të Ministrave në Londër kam nderin t’ju shkruaj në lidhje me çështjen e Shqipërisë, pasi supozohet se në të ardhmen do të diskutohet edhe për vendin tim. Rrethanat në të cilat Shqipëria u pushtua pa provokim, dhe rezistenca e vazhduar e popullit kundër pushtimit fashist janë të njohura dhe të vlerësuara. Pushtimi fillimisht nga Italia e më pas nga Gjermania nuk i hoqi kurrë pavarësinë de jure vendit dhe në dhjetor 1942, Britania, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik njohën zyrtarisht pavarësinë e Shqipërisë pas luftës. Prandaj ajo që mbetet për diskutim është çështja e kufijve të saj, veçanërisht ato me Greqinë, e cila po ngre pretendime për pjesë integrale të vendit tonë- pretendime të cilat janë si të padrejta ashtu dhe kundër politikës së deklaruar të qeverisë suaj dhe të Kombeve të Bashkuara. Kufijtë e Shqipërisë u përcaktuan pas Luftërave Ballkanike në dëm të saj, dhe shkëlqesia juaj është në dijeni se në tre raste, në 1913, 1921 e 1925 këto pretendime greke janë dorëzuar në komisionet ndërkombëtare dhe janë refuzuar. Siç supozohet Këshilli i ministrave të Jashtëm do të dëgjojë pretendimet e të dyja palëve për çështjen, prandaj shqiptarët kudo që ndodhen kërkojnë të përfaqësohen për këtë çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Kjo është një pasojë e padrejtësisë së rëndë e të pashpjegueshme të Aleatëve ndaj Shqipërisë, e cila megjithë sakrificat e saj të mëdha nuk është përfshirë ende mes Kombeve të Bashkuara. Lëvizja shqiptare e rezistencës nuk ka pushuar kurrë së protestuari ndaj kësaj padrejtësie dhe unë si Kreu i Shtetit në emër të popullit e kam bërë këtë disa herë. Asnjë justifikim nuk është dhënë për këtë diskriminim, i cili po rezulton një rrezik gjithnjë e në rritje për vendim tonë duke e lënë pa zë, në një kohë kur po vendoset e ardhmja e tij. Për ne është një nevojë thelbësore aftësimi i Shqipërisë për të prezantuar pikëpamjen e saj në mbrojtje të kauzës së saj. Të gjithë shqiptarët janë të të njëjtit mendim, dhe janë shumë më të shqetësuar për faktin se vendi duhet të paraqitet si një nga Kombet e Bashkuara dhe jo me një përfaqësues. Argumenti se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet sepse qeveria e saj nuk njihet nga vendet Aleate do të thotë se e ardhmja e saj mund të vendoset pa u dëgjuar fare opinioni i saj. Vendeve fqinje që nga ana legale kanë situatë të ngjashme me atë të Shqipërisë, kanë marrë trajtim shumë më ndryshe. Sigurisht që metodat e përdorura në lidhje me Italinë, Greqinë e Jugosllavinë, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht megjithëse problemet e tyre të brendshme mbeten të pazgjidhura, mund të përdoren edhe për Shqipërinë; unë jam i bindur se populli ynë nëse i jepen mjetet e duhura, është i aftë të formojë një qeveri uniteti. Një qeveri e tillë do të ishte e aftë të mbronte interesat kombëtare dhe të rivendoste paqësisht qetësinë e brendshme, sipas parimeve demokratike. Prandaj në emër të paqes e drejtësisë ju lutem të ruani në lidhje me Shqipërinë dhe fqinjët e saj politikat e Kombeve të Bashkuara; që vendimet mbi çështjet shqiptare të mos merren pa përfaqësimin e vetë Shqipërisë, dhe që shtetit të Shqipërisë t’i jepet një bazë ligjore për unitet kombëtar. Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen paraprakisht për interesin për vendin tim dhe konsideratën time më të lartë.

Memorandum i delegacioni të Britanisë për Këshillin e Ministrave të Jashtëm

Londër, 12 shtator 1945

Draft i Traktatit me Italinë

Italia nën regjimin fashist u pjesë e aksit tre-palësh me Gjermaninë dhe Japoninë të cilat në 1940 shpallën luftë agresioni me Fuqitë Aleate. Por më 25 korrik 1943, përballë presioni të ngjarjeve ushtarake, regjimi fashist u anulua dhe Italia u dorëzua pa kushte sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 dhe 29 shtator. Pas marrëveshjes së paqes Italia mori pjesë në luftën kundër Gjermanisë dhe u bë palë bashkëluftuese me Aleatët, prandaj tashmë dy palët dëshirojnë të nënshkruajnë Traktatin e Paqes për të mbyllur çështjet e hapura mes nesh, në një atmosferë marrëdhëniesh miqësore.

Seksioni IV-Shqipëria

-Italia e njeh Shqipërinë si shtet të lirë e të pavarur, dhe heq dorë nga të gjitha të drjetat e titujt politikë, sido dhe kurdo që i ka marrë ato. Italia njeh ishullin e Sazanit në përkatësi të Shqipërisë. Të gjitha traktatet e nënshkruara mes qeverisë italiane dhe të ashtuquajturës qeveri shqiptare nga prilli 1938 deri në korrik 1943, shpallen të anulluara dhe të pavlefshme.

Section V-Italia pranon demilitarizimin e ishujve Pantellaria e Pelagian dhe heq dorë nga ishujt e quajtura Dodecanese në favor të Greqisë, përveç ishullit Castelrosso. Banorët e ishujve do të jenë grekë dhe mund të zgjedhin kombësinë italiane, por nëse e bëjnë këtë duhet të largohen nga ishujt. Italia heq dorë nga ishulli Castelrosso, në favor të Turqisë.

Londër, 4 tetor 1945

Memorandum bisede nga përfaqësuesi në Shqipëri: Cannon erdhi sot pasdite me sugjerimin e Hayter për të diskutuar mbi çështjen e njohjes ës regjimit në Shqipëri. Ne thamë se raporti im mbi kushtet në Shqipëri është dërguar te Departamenti dhe ata po e marrin në shqyrtim njohjen, që do të jetë subjekt i kushteve ndaj autoriteteve shqiptare për të mbajtur zgjedhje të lira sipas Deklaratës së Krimesë për Evropën e Çliruar. Ne dhamë arsyet tona se përse një veprim i tillë ishte i dëshiruar, me të cilin duhej vazhduar me shpejtësi, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit me të cilin nuk kishim kontakte të rregullta edhe pse autoritetet kishin kontroll të plotë të vendit dhe meritonin njohjen sipas kritereve të Deklaratës së Krimesë. Unë shtova se ishte e rrezikshëm ndalimi i njohjes për më gjatë pasi kjo mund të shtyjë më tej regjimin drejt kombinimit Sovieto-Jugosllav si dhe ka një nevojë në rritje për të diskutuar me autoritetet shqiptare traktatin me Italinë, i cili për momentin nuk mund të diskutohet praj mungesës së njohjes për qeverinë e atjeshme. Gjithashtu për t’u ngritur janë dhe çështjet territoriale me Greqinë. Hayter mendonte se çështja e njohjes së autoriteteve në Shqipëri duhej kryer. Por shtoi se kishte disa pyetje në mendje nëse momenti më i përshtatshëm ishte pas mbylljes së konferencës së ministrave të jashtëm. Cannon dhe unë u përgjigjën se ky rrezik mund të evitohej duke bazuar qasjen tonë aktuale te britanikët dhe sovjetikët. Pasi Cannon i dha Hayter idetë kryesore të draftit për Departament, Hayter komentoi se nuk ishte e këshillueshme të kërkoheshin zotime të shumta nga qeveria shqiptare për zgjedhje të lira, përveç rastit kur ne të ishim të përgatitur të tërhiqnim njohjen nëse ato nuk rezultonin të tilla. Ai vazhdoi të thoshte se sipas opinionit të tij, ne nuk ishim të aftë të vëzhgonim zgjedhjet shqiptare prandaj është më mirë të japim njohjen pa kërkuar zotime të detajuara nga autoritetet. Duke parë raportet e vëzhguesve britanikë në Shqipëri in Albania, Brigadier Hodgson, dhe mendësinë e tyre të përgjithshme për shtyrjen e njohjes së autoriteteve në Shqipëri, kjo deklaratë e Hayter vjen si një surprizë. Teksa drafti ynë po përgatitej me qëndrimin e vjetër britanik, ne thamë se do të heqim specifikimet e detajuara për zotimet e pritura, por dëshironim të ruanim disa referenca për parimet e Deklaratës së Krimesë. Laskey komentoi se duke parë pretendimet greke për Epirin e Veriut, britanikët kërkojnë të bëjnë një rezervim që duke dhënë njohjen Britania nuk i njeh si përfundimtarë kufijtë aktualë të Shqipërisë. Ne u përgjigjën se qeveria sovjetike do ta kundërshtojë këtë dhe se një koment i tillë do të rrezikonte rinisjen e marrëdhënieve diplomatike. Gjithsesi qëndrimi i SHBA në lidhje me çështjen territoriale ishte e ditur, pra që pretendimet territoriale të para vitit 1939 do të ishin pjesë e zgjidhjes së përgjithshme evropiane të paqes. Ne shtuam se pretendimet greke mund të merren në konsideratë më vonë nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm siç ndodhi në konferencën e Potsdam ose mund të bëhej në OKB. Laskey nuk e zgjati më shumë këtë bisedë, por dukej se mendonte se Zyra e Punëve të Jashtme duhej të përmendte grekët thjesht për të bërë të ditur qëndrimin grek. Edhe ne nuk e mbyllën fare derën për përfshirjen e një rezervimi në lidhje me kufijtë. Në lidhje me mekanikën e lëvizjeve, tashmë supozojmë që Departamenti i Shtetit të njoftojë ambasadat në Londër e Moskë që zyrat britanike e sovjetike të shpallin propozimin e tyre që regjimi aktual në Shqipëri të njihet prej tyre. Duke diskutuar procedurën, Hayter përmendi se kishte mësuar nga një zyrtar i ambasadës franceze se dhe Franca ishte e përgatitur të njihte regjimin në Shqipëri pa rezerva. Më pas ne diskutuam nëse Franca duhet të ftohej në veprimin e koordinuar të Britanisë, BRSS dhe SHBA, por menduam se duke parë urgjencën për mbylljen e çështjen, kjo mund të shkaktonte të tjera vonesa. Ne mendojmë se nëse SHBA, Britania dhe BRSS vendosin të japin njohjen, do të informojnë francezët që ata të vendosin vetë nëse do të ndjekin shembullin sipas leverdisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here