Kontrata për pagesën e apartamentit fundos Artan Bajramin, KPK zbardh arsyet pse e shkarkoi nga detyra prokurorin

0
453

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje arsyet pse vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Artan Bajrami. Ai u shkarkua pak ditë më parë për shkak të problemeve me pasurinë, ndërsa KPK ka zbardhur dje vendimin e zgjeruar. Një ndër problemet e konstatuara nga KPK kishte të bënte me kontratën e pagesës së një apartamenti të porositur nga Bajrami. Prokuroria ka deklaruar se çmimi i apartamentit është 30 mijë euro, por ka shlyer vetëm 20 mijë euro sepse ka një marrëveshje të pashkruar me pronarin e firmës që 10 mijë eurot e tjera të shlyhen në momentin që ndërtesa hipotekohet. Por ky sqarim i dhënë nga subjekti i rivlerësimit nuk ka bindur trupën gjykuese. “Nga analiza e të dhënave vërejmë se, nuk përligjen shpjegimet e subjektit lidhur me mospagimin e shumës prej 10,000 eurosh në favor të shoqërisë, kjo pasi: Me procesverbalin e datës 23.02.2016, “Mbi shpjegimet e subjektit të deklarimit të pasurive”. Në kontratë është parashikuar qartë mënyra e likuidimit të çmimit, si rrjedhojë subjekti duhej t’i përmbahej kontratës për kryerjen e pagesave dhe se nuk provohen pretendimet e tij për marrëveshjen e pashkruar mes tij dhe shoqërisë për shtyrjen e pagesave, deri në momentin e hipotekimit të objektit, pasi në kontratë nuk është vendosur si kusht hipotekimi i pasurisë për kryerjen e plotë të pagesave por vetëm dorëzimi i objektit”, thuhet në vendim. KPK dyshoi edhe se Artan Bajrami mund të kishte fshehur një automjet. I pyetur nëse kishte përdorur pasuri të regjistruara në emër të dikujt tjetër, prokurori kishte deklaruar se ka përdorur një makinë në pronësi të një shoqërie sigurimesh vetëm për udhëtime jashtë shtetit. Por nga verifikimet e kryera nga KPK në faqen online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim evidentimin e policave të sigurimit të këtij mjeti, rezultoi se, në disa polica subjekti i rivlerësimit dhe djali i tij figuronin në rubrikën e përdoruesit, ndërsa në disa polica të tjera emri i subjektit të rivlerësimit është shënuar në rubrikën e “pronarit”. Nisur nga kjo, KPK nisi të dyshonte se Bajrami mund të ishte pronar “de facto” i automjetit. Por pas sqarimeve, trupi gjykues nuk arriti të provonte se subjekti i rivlerësimit e zotëronte automjetin. Gjithsesi ai pranoi se makina ishte përdorur edhe për udhëtime brenda vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here