Regjisori i njohur Edmond Budina shprehet se arti dhe kultura e çojnë përpara një vend, por në Shqipëri fatkeqësish sipas tij pushteti nuk do t’ia dijë. Në muajin e fundit të këtij viti në intervistën për “SOT” regjisori Edmond Budina flet për çfarë ka ndodhur gjatëkësaj kohe edhe me protestën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke pohuar seështë i vetmi i llojit të tij në të gjithë Europën. Për regjisorin Budina në momentin që shkelet mbi kulturën, ne e kemi vdekur këtë vend, dhe sipas tij shembja e teatrit është një mentalitet anadollak, dhe nuk sjell përparim. Problem sipas regjisorit mbetet se qeveritë ndër vite se kanë pasur në vëmendje artin dhe kulturën, dhe shprehet se artistët duhet të reagojnë ndaj pushtetit. Fatkeqësi e shikon regjisori Edmond Budina ndarjen në dy pjesë të komunitetit artistik për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe sipas tij artistët nuk duhet të bëhen shërbëtorë të pushtetit. Në lidhje me problemet e jetës artistike, sipas regjisorit nuk ka politika shtetërore për të rritur nivelin e teatrit dhe artit shqiptar.
-Protesta për Teatrin Kombëtar vazhdon, kur jemi në muajin e fundit të vitit çfarë mund të na thoni?
Për Teatrin Kombëtar është pozitive, që çdo natë prej më shumë se 180 ditësh njerëzit vijnë dhe protestojnë. Ky është një fakt që tregon se Shqipëria ka filluar të qytetërohet, sepse është shumë e rëndësishme që të dish dhe të protestosh. Mendoj që ata që po mbrojnë teatrin dinë të protestojnë dhe mbase janë pjesa më e kulturuar e Shqipërisë, sepse dhe mediat pak shkruajnë, televizionet nuk flasin ose shumë rrallë për atë që ka ndodhur në këto 180 ditë. Kjo protestëështë shoqëruar gjithmonë, është bërë me shfaqje teatrore, me muzikë, balet, filma. Praështë një pjesë shumë e qytetëruar e Tiranës, dhe është në kontrast të fortë me prepotencën, dhunën e pushtetit. Kjo për fat të mirë tregon se akoma në Shqipëri ka qytetari. Unë jam i bindur që kur të vijë momenti njerëzit do të dalin ta mbrojnë dhe me trupat e tyre Teatrin Kombëtar, sepse është një vlerë e patjetërsueshme. Është i vetmi i këtij lloji në të gjithë Europën, por sa i takon parametrave është më i miri që mund të jetë në Shqipëri. I ka të gjitha, me aksesorë, prapavijë, etj, natyrisht që ka dhe defektet e veta sepse e kanë lënë pas dore. Por me një ristrukturim mund të bëhet teatri më i mirë, dhe një i ri mund tëndërtohet në një vend tjetër. Por pushtetarët shqiptarë nuk shohin përtej hundës së tyre, por kultura është përparim, zhvillim, pasuri dhe për ata vetë. Në këtë aspekt them qëkëtu ka një mendjeshkurtësi të jashtëzakonshme sai takon kulturës në vend dhe prandaj gjërat shkojnë rrokopujë. Vendet që kanë kulturën në plan të parë janë dhe më të zhvilluara. Në momentin që ne shkelim mbi kulturën, ne e kemi vdekur këtë vend. Fakti i prishjes së TK është një mentalitet anadollak, dhe nuk sjell përparim ajo që thonë jemi për paparimin se duam tëndërtojmë një të ri. Por jo, po na shtyjnë mbrapa. Në kohën e perandorisë osmane ata që i shërbenin asaj ajo iu falte toka. Të njëjtën gjë tani. Çfarë ndryshimi ka një sulltan nga një njeri që merr pronën publike dhe ia jep një privati me pretekstin se do të ndërtojë diçka dhe pjesën më tëmadhe e shfrytëzon privatisht? Kjo është njësoj si në kohën e perandorisë osmane. Ky mentalitet osman ka mbetur te ne dhe vijon të funksionojë, por kjo është e dhimbshme. Por me vjen mirë që kudo që shkojmë njerëzit na përkrahin, dhe më vjen keq që komuniteti artistik është i ndarë.
-Çfarë po ndodh sipas jush?
Ka një pjesë që kanë firmosur për shembjen e teatrit. Mendoj se është një fatkeqësi e madhe që komuniteti artistik është i ndarë. Arti ka lindur për të qenë në kontrast përherë me të pushtetshmin, që në antikitetin e vjetër. Në momentin që ti bëhesh shërbëtor i pushtetit në këtë moment arti ka marrë fund, nuk e ka më atë funksion të tërheqjes përpara të shoqërisë. Është për të ardhur keq që një pjesë e komunitetit artistik për interesa shumë të vogla, për interesa të punësimit, sepse iu heqin kontratat apo duan një projekt, por duhet parë përtej interesit të vogël. Nëse do të themi për një moment që do të prishen të dy teatrot, aktualisht dhe ata që kanë firmosur shembjen e teatrit vijnë dhe po bëjnë provat po këtu. Nëse do të prishen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental, tashmë janë në kolaps te Turbina. Ku do të shkojnë ti bëjnë provat gjithë këta njerëz për aq kohë sa do të bëhet teatri i ri? Ku do të bëhen shfaqjet? Tirana do të jetë e vdekur në 4 vjet, vetëm me një Turbinë që nuk bën dot asgjë. Të gjithë vijnë dhe përplasen këtu te Teatri Kombëtar. Ky komunitet artistik nuk po arrin ta kuptojë këtë dhe nuk shikon pak më tej se interesi i tyre privat. Unë vetë nuk kam asnjë interes, por duhet menduar për të ardhmen. Do të shkatërrohet Teatri Kombëtar dhe do tëndërtohet një qendër multifunksionale. Madje unëjam i bindur se nuk do të ketë më as aktorë profesionistë të Teatrit Kombëtar. Por do të jetë si një qendër që nëse do të bësh një projekt privat dhe do ta shfaqësh do tëpaguash qeranë dhe do të ikësh. Kjo është e dhimbshme dhe këtë ne duhet ta parandalojmë me çdo kusht. I gjithë komuniteti artistik duhet të mblidhet bashkë për ta kundërshtuar këtë mënyrë të vepruari. Kjo mënyrë pa transparencë për mua është mafioze. Duhet ti thërrasin mendjes deputetët dhe populli sepse kultura do ta çojë para këtë vend dhe jo call center. Komuniteti duhet të reagojë dhe të mbrojë interesat veta dhe jo të pushtetarëve. Fatkeqësia e madhe është, që ka artistëtqë shikojnë vetëm interesin e çastit, vetëm për një kockë.
-E keni parë “arTurbinën”?
Jo s’e kam parë, por më kanë folur të gjithë keq. Nisem dhe nga një fakt, e para teatri nuk luhet me mikrofona sepse aty kanë vënë mikrofona. E dyta, shikoni sallën e TK ndërtuar në 1938 ka gjashtë dyer emergjence nga pikëpamja teknike. Nuk kanë qenë budallenj ata që në 1938 e kanëndërtuar një sallë me 6 dyer emergjence. Por Turbina nuk ka dyer emergjence.Në 2018, ti qëje për përparimin nuk ke as elementët elementarë të një salle teatri, për të mos folur më pas për akustikën që ka ajo sallë.Teatri Kombëtar është i keqmbajtur, por nuk është kapanon. Por qeveria nuk ka politikë për teatrin. Qeveria është e vendosur të përfitojë. Kjo sjelljeështë epadinjitet, sjellje mafioze në këtë që po bëhet me TK. Gjithçka bëhet me skuthllëk, fshehtas. Nxjerrin një projekt teatri që asnjë s’e merr vesh se çfarëështë, vetëm dukje. Edhe kur u bë Turbina, po në mënyrë të fshehtë.
-Si e keni parë rolin e Ministrisë së Kulturës në zhvillimin e artit në vend, saka bërë?
Me sa po shikoj unë, të gjithë ministrat i shikoj kukulla. Askush nuk ka një pavarësi për të reaguar në bazë të bindjeve dhe ideve të veta, këtu futet dhe ministrja e Kulturës. Gjëja e parë që duhet të kishte bërë ajo si ministre Kulture, që ka qenë e lidhurdhe me teatrin prej vitesh para se të bëhej ministre ajo ose duhej të insistonte që Teatri Kombëtar mos të prishet dhe të bëhej një t i ri në vend tjetër, ose në të kundërt të jepte dorëheqjen. Ky do të ishte dinjiteti i ministres së Kulturës. Por tëthem çfarë ka bërë këtu apo atje me artin, nuk dua të merrem me këtë. Një tjetër problem, ministria ka shpallur konkursin për drejton e Teatrit Eksperimental. Por nëse do të ishte shembur ky teatër siç po tentohet, ku do të ishte ky drejtor? Pra kjo është një katrahurë që po bëjnë. Unë nuk them që ministria fle gjumë, por duhet të ketë një politikë të saj për të çuar para aktivitetin kulturor. Unë nuk e di se çfarë bëjnë, nëse nuk ka buxhetin për artin, nuk kanë status të artistit, e vijohet me mungesa të tjera, përse është Ministria e Kulturës? Unë dua të besoj që gjërat do të ndryshohen. Komuniteti artistik duhet të bëhet bashkë për t’iu kundërvënë pushtetit, qoftë ai i PS apo dhe PD,për të çuar artin përpara. Në të kundërt jemi të marrë fund dhe do të shkojë keq dhe më keq gjendja jo vetëm e teatrit, por e gjithë kulturës dhe artisti shqiptar.
-Përmendët buxhetet e pakta si ndikojnë në jetën artistike?
Qeveria nuk rrit buxhetin e artit, ky është koncepti i saj. E para duhet të rritësh buxhetin që të investosh dhe të marrësh rezultate në art. Më kujtoi kohën e Partisë së Punës Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, që u zhvillua te Turbina më herët, që ishte i bërë shkel e shko. Edhe ata vetë e kritikuan për cilën e dobët, sepse kur gjërat bëhen shkel e shko pa investime, pa parapërgatitje të duket si një festival propagandistik, ashtu si bënte dikur Partia e Punës. Atëherë ishte parrulla: artistët janë ndihmës të partisë për edukimin masave, ndërsatani: artistët janë ndihmës të partisë për edukimin kapitalist të masave. Është një propagandë kapitaliste pa mend. Unëse kam ndjekur festivalin, por e kanë kritikuar për organizimin, nivelin e ulët, sallën që nuk funksiononte si duhet, etj.
-Ka pasur aktorë të njohur si Ndriçim Xhepa, që janë shprehur se 70 përqind e produktit teatror në skenat tona është mediokër. Ju si e shikoni?
Që të rritësh nivelin e teatrit unë jam dakord me Ndriçimin deri në një farë mase. Nuk është thjesht faji i regjisorëve dhe aktorëve, por i mënyrës së organizimit, i drejtimit, i ministrisë dhe qeverisë nëse ky nivel është i ulët, si edhei Akademisë së Arteve nëse nuk nxjerr kuadrot e duhur. Por unë kam ndjekur shfaqjet në teatër dhe ka artistë të talentuar, problemi qëndron në faktin se nuk ka politika për t’i drejtuar këta njerëz. Edhe shfaqjen e fundit që unëpashë tani në Teatrin Eksperimental me një regjisor nga Lituania ishte e talentuar. Aktorët nuk janë pa vlerë. Por nëse ti nuk i jep mundësi natyrisht që do të ketë probleme. Duhet të investohet për të sjellë regjisorë të huaj, për të pasur bashkëpunime, për të çuar dhe regjisorë shqiptarë për specializime jashtë shtetit, festivalet duhet të jenë dhe trupat tona duhet të shkojnë në vendet e tjera. Sot nuk kemi më as turne të teatrit si dikur. Pra këto kanë lidhje me rritjen e nivelit të teatrit. Këto ndodhin se nuk ka buxhete. Nuk ka politika shtetërore për të na ngritur nivelin e teatrit, e artit shqiptar. Në momentin që shteti nuk e ka përparësi rritjen e cilësisë së artit dhe teatri natyrisht kështu do të jetë.Nëse mbetesh i izoluar brenda 4 mureve dhe i japim projekt atij që duam ne, natyrisht që këto do të jenë nivelet.
-Edhe ky vit vijoi me diskutimin që në teatër mungon drama shqipe. Çfarë duhet bërë?
Një krim i madh, që nuk ka dramë shqipe në teatrin shqiptar. Jam i bindur që ne kemi dramaturgë dhe drama, por është një lloj orientimi për ta shmangur dramën shqipe. Publiku epret me ëndje dramën shqipe, sepse aty shikon dhe problemet e tij.Por që të vësh dramë shqipe në skena do këllqe, siç përflitet të huajat edhe i kopjon për në skenë. Vërtetët mund të mos ketë drama shqipe, por mund ti dramatizosh veprat nga letërsia shqipe dhe eksperiencën e kemi. Unë vetë kam eksperiencë qoftë me “Kush e solli Doruntinën”, “Natën me hënë”, apo Pirro Mani me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” , shfaqje që kanë lënë gjurmë në teatër, si dhe të tjera vepra. Por unë kam dëgjuar një dramë të Ruzhdi Pulahës që u lexua në “Netët e dramës shqipe” dhe ajo premtonte, por sigurisht që do dhe bashkëpunim mes dramaturgut dhe regjisorit. S’e di pse këtusikur ka një lloj alergjie ndaj dramës shqipe.
Intervistoi: Julia Vrapi