Shkatërrimi me tritol i hotelit në Sarandë, reagon për herë të parë në Polici 36-vjeçari i arrestuar. Ja si e shpjegon momentin kur kamerat e kanë kapur duke…

0
137

Pamjet e kamerave të sigurisë janë prova e vetme e policisë së Sarandës në arsyetimin e urdhër arrestit të firmosur për 36 vjecarin Sotir Çabiri, të dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit më 13 shkurt, në hotelin ku babai i tij ishte bashkëpronar.

Mësohet nga burime pranë grupit hetimor se në pamjet e kamerave, duket i riu qe del nga hoteli vetëm 3 minuta para shpërthimit me eksploziv.

Vetë ai nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ishte në hotel për te marrë një valixhe që kishte harruar pasi do të shkonin familjarisht në Angli, aty ku banon prej vitesh motra e tij së bashku më bashkëshortin e fëmijët.

Në polici, pas arrestimit, Sotir Çabiri ka deklaruar: “Jam kthyer ne hotel per te marre valixhen me rroba sepse te henen isha per udhetim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here