“Krahët e krimit”/ Policia konferencë urgjente pas megaoperacionit në Durrës, shtëpi bari dhe arsenal armësh, sekuestrohen 10 kallashnikovë dhe 444…

0
125

Në vijim të operacioneve në një banesë në Shijak janë kultivuar bimë narkotike  dhe mbahej fshehur një arsenal armësh.

Kati i tretë dhe i katërt i banesës në Shijak ishte përshtatur në kultivimin e lëndëve narkotike. U sekuestruan 444 bimë narkotike bimë kanabis, dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e narkotikeve.

Njoftimi i policisë:

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambiente. Në një ambien me mur të dyfishtë të kësaj banese është gjetur një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, jelek antiplumb, dylbi, munciion luftarak etj që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

U arrestuar një person dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetas me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Policia Durrës vijon veprimet e thelluara hetimore për të dokumentuar me rpova ligjore autorësinë e vërtetë të posedimit të armëve me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të tjerë të kësaj  ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here