Zbardhen detajet e dosjeve të SPAK/ 45 gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim, 5 zyrtarë të lartë në skaner për fshehje pasurie

0
217

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha nuk është e vetmja që po hetohet nga SPAK për përfshirje në afera korruptive. Gjatë vitit që lamë pas dhe periudhës aktuale, SPAK ka regjistuar procedimin penal për plot 45 gjyqtarë dhe prokurorë për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç. Sipas statistikave të bëra publike nga SPAK në raportin vjetor të vitit që lamë pas, në total janë regjistruar 67 proceidme, nga të cilat, 35 janë nën hetim, 2 kanë shkuar në gjykatë, 13 padi janë pushuar, 1 është pezulluar ndërsa 6 janë transferuar. Nëse shohim parashikimet e Kodit Penal, neni 319 parashikon dënim deri në 10 vite burg për ata që shpallen fajtorë. “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet”, thekson neni. Më tej bëhet e ditur në raport se nga të gjitha procedimet, 2 janë dënuar nga gjykata. “Për veprat penale të parashikuara nga nenet 319 – 25 dhe 319/ç e 25 të Kodit Penal është urdhëruar ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës, e cila ka dënuar pesë autorë veprash penale. Masat e dënimit të caktuara nga Gjykata variojnë 1- 2 vjet burg, pezullim i ekzekutimit të dënimit me burgim e vënien në provë, si dhe dënimin plotësues të heqjes së të drejtës për ushtruar funksione publike për një kohë prej 4 vjet”, thekson raporti. Nga ana tjetër rezulton se një pjesë e tyre janë vënë dhe në përgjim nga Prokuroria e Posaçme. “Në vitin 2020, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato çështje të hetuara për veprën penale të korrupsionit (nenet 244, 245, 245/1, 258, 259, 319, dhe 319/ç) me 49 procedime penale/368 pajisje fundore/322 subjekte”, thuhet në raport. Nenet 319 dhe 319/ç kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas burimeve pritet që të plasin arrestimet në ditë në vijim.

Fshehja e pasurisë

Një tjetër vepër ku janë të përfshirë gjyqtarë e prokurorë është ajo e fshehjes së pasurisë. Pak ditë më parë u sekuestruan pronat për ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë mbi akuzën e fshehjes së pasurisë. SPAK informon se janë 5 procedime për zyrtarë të lartë që po hetohen për fshehje pasurie. Sipas burimeve në listë është një deputet, një anëtarë i KPA, si dhe përfaqësues të pushteti vendor. Fshehja e pasurisë nuk është kompetencë e SPAK për të gjithë zyrtarët, por vetëm për ata në nivele të larta dhe kjo ka bërë që ILDKP shumicën e padive ta bëjë në prokurorit rretheve. Gjatë raportimit në Kuvend u kërkua nga ky institucion që të shtojë paditë në SPAK.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here