“U ‘vaksinuam’ në mënyrë urbane…”, ish ministri kalon COVID-19: I kursyem qeverisë…

0
214

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se ka kaluar COVID-19 dhe tashmë është shëruar ai dhe familja e tij.

Manjani thotë se ia hodhi me këshilla mjekësore dhe vitamina, pa qenë e nevojshme të ishte statistike e ditës e qeverisë.

POSTIMI I MANJANIT

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon.
Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.
Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…😉 Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… 😃
Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!
U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here