Enisa Doda, 17 vjeçe ishte nisur me motor uji për një xhiro në plazhin e Velipojës, por rezultoi fatale për të.
Një ditë më parë ishin peshkatarët që gjetën trupin e pajetë të adoleshentes rreth 700-800 metra larg bregut të detit, ndërkohë që sot u vu në pranga një 25-vjeçar.
![](https://urbanlajme.net/wp-content/uploads/2020/08/Enisa-dida-1024x715.jpg)
Indrit Bajraktari është arrestuar pasi mbi të rëndojnë tre akuza: “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mësohet se ai ka thënë në polici se vajza rrëshqiti por nuk mban mend asgjë më pas. Ndërkohë që ai nuk i dha të ndjerës ndihmën e parë.
Ndërkohë mediat raportuan se kërkimet nisën pasi pronarët e motorit të ujit që kishin marrë me qira po vinin re vonesën e tyre dhe kishin dalë të kërkonin në det.
Ndërkaq, autopsia e vajzës tregoi se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.
![](https://urbanlajme.net/wp-content/uploads/2020/08/indrit-bajraktari-1024x744.jpg)
Por familjarët e vajzës kanë një version tjetër për ngjarjen. Nipi i familjes Doda ka dhënë një tjetër version për ngjarjen tragjike në Velipojë ku humbi jetën një 17-vjeçare.
Ai ka thënë se vajza ka shkuar me skaf bashkë me vajza të tjera dhe se nuk kishte jelek shpëtimi dhe nuk dinte not. Sipas nipit të familjes, 25-vjeçari që është në pranga ishte në drejtimin e skafit dhe ai ngre dyshime se një manovër e tij e gabuar ka hedhur vajzën në det, e cila nuk kishte as jelek shpëtimi e nuk dinte not, për pasojë është mbytur.
Kjo familje përbëhet nga shtatë anëtar, dy motrat e tjera të vajzës jetojnë në Angli.