Një ndër aktorët më të përfolur të ‘Portokalli-së’, Rezart Veleshnja ka treguar mbi reagimet që mori pasi imitoi zv.kryeministrin Erion Braçe.
I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel’, aktori Veleshnja tha se Braçe i ka bërë bllok në Instagram.
“Erion Braçe më ka bërë bllok në Instagram. Ka njerëz që u tingëllon pak keq imitimi, u duket sikur e ke personale”, tha aktori.
Po ashtu, duke komentuar zërin e zv.kryeministrit, aktori e krahasoi me ish-liderin e PD, Sali Berisha për të cilin tha: Sali Berisha ishte burrë, kishte lezet kur fliste ai. Ai vërtet të vriste, po ama ishte burrë kështu kur dilte…”.